Çifti i shumë komentuar i showbizzit shqiptar, Loredana dhe Mozzik u bashkuan pas disa muaj ndarje dhe shumë thashethemeve.
Ishte reperi Getinjo i cili tregoi në një nga emisionet se dyshja janë ribashkuar duke thënë se kanë një vajzë dhe ajo do i lidh çdoherë bashkë.
Së fundi edhe reperja Loredana e zbuloi se janë ende bashkë.
Reperja postoi një foto të biletës e cila është duke udhëtuar për në Stamboll dhe vëmendjen e mori mbiemri. Loredana mban mbiemrin e Mozzikut, Aliu.
