Gigi Hadid publikoi imazhin nga dita kur kuptoi se ishte në pritje të ëmbël.
Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator.
Ata janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike vajzën, ashtu siç bënë edhe gjatë pjesës më të madhe të shtatzënisë së Gigi-t.
Së fundmi Gigi ka publikuar një foto në Instastory nga dita kur zbuloi se ishte shtatzënë.
Ajo kishte realizuar një foto atë ditë ku edhe shihet e buzëqeshur, por modelja ka treguar se kur ka bëri këtë foto nuk e dinte akoma që ishte në pritje të ëmbël.
“Ishte kjo ditë, por mendoj se nuk e dija akoma”, ka shkruar Gigi.