Olta Gixhari është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale.
Dhe pse tashmë është bërë nënë, këngëtarja deri më tani është kujdesur mirë, që të mos zbulojë portretin e babait të djalit të saj.
Së fundmi, edhe Olta Gixhari u bë pjesë e sfidës “Show me a photo of”, ku ndjekësit përfituan nga rasti t'i kërkonin asaj foto me partnerin 'misterioz'.
Kërkesat ishin të shumta, dhe duket se këngëtarja më në fund u bind të ndante një foto me partnerin e saj, me të cilin bashkëjeton prej vitesh dhe ka dhënë dhe titullin 'baba'.
Për herë të parë, aktorja nuk e mbuloi fytyrën e partnerit.
Gjatë kësaj sfide, Olta, përveç portretit, gjithashtu zbuloi suprizën më të bukur që i ka bërë partneri, një fluturim ‘skydiving’.

