Disenjatori legjendar i modës Pierre Cardin, i njohur për dizajnet e tij Space-Age, ka vdekur në moshën 98 vjeçare.
Cardin ishte vetëm 14 vjeç kur filloi si një nxënës rrobaqepës.
Në 23 vjeç, ai u transferua në Paris, duke studiuar arkitekturë dhe duke punuar me shtëpinë e modës Paquin dhe më vonë me Elsa Schiaparelli.
Në kryeqytetin francez, ai u takua me regjisorin e filmit Jean Cocteau dhe ndihmoi në krijimin e maskave dhe kostumeve për filmin e vitit 1946 “La Belle et La Bete”