Ajër i pastër, bardhësi bore e mbi të gjitha pranë dashurisë.
Çfarë mund të duash më shumë në këtë fundvit për tu relaksuar e për të harruar virusin që sillet kudo?!.
E këtë zgjedhje ka bërë artistja e njohur dhe mjaft e ëmbël Lori, por duke qenë në Rugovën e mbuluar me petkun e bardhë me dashurinë e saj të madhe, prindërit e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/29/auto_133725527_515346906069853_567374965524369798_n1609257001.jpg)
Vetëm pak ditë më parë babai i këngëtares ka pasur ditëlindjen dhe Lori e ka suprizuar atë, e më pas ajo ka bërë suprizën më të zgjuar në këtë kohë duke i dërguar prindërit në bardhësinë e Rugovës. Lori ta dish që të ne kemi lakmi!