Stresi ia hoqi ‘followin’ reperit të famshëm dhe kërkoi ta bëjnë ‘report’ fansat e tij.
Reperi Stresi, me anë të disa postimeve në Instagram, ka bërë të ditur se po i bën disa ndryshime në këtë rrjet
Ai tha se artistët që nuk e kanë ndihmuar, nuk do t’i ndjek më, e një prej tyre është edhe reperi Finem.
Me anë të një postimi në Instagram, ai tregoi se Finem nuk ia shpërndau këngën e fundit, madje kërkon që edhe ndjekësit ta bëjnë ‘report’.
“Report ju lutem, se sma ka bo share kongen e fundit (vllai i Vogel)”, ka shkruar Stresi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Finem, i cili veproi njësoj, duke e larguar Stresin nga lista e personave që ndjek dhe kërkoi t’ia bëjnë ‘report’.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/29/auto_133734737_232962698230385_8915311689842078611_n1609261583.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/29/auto_133764348_1004371373389788_5342519138131202797_n-712x10241609261583.jpg)