Era tregoi se kur është ndjerë më së shumti krenare që është shqiptare.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, tashmë është emër që njihet në mbarë botën
Në vitin 2018, këngëtarja këndoi në Kupën e Botës në Rusi, e për këtë moment ajo ka dy fjalë.
Era u pyet nga fansat se cili ishte momenti kur është ndjerë më së shumti krenare që është shqiptare dhe për këtë përmendi ditën kur performoi në Rusi këngën e “Botërorit 2018”.
Ndryshe, artistja ka kohë që nuk ka qenë aktive me këngë të reja, por fansat presin që të dëgjojnë projekte të reja nga ajo vitin e ardhshëm.
“No Maybes”, mbetet kënga e fundit e Erës, në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash.