Nëna e Sindit në Përputhen: Gjykohet që s’ka pasur marrëdhënie me një djalë

Mediale Vip

Nëna e Sindit në Përputhen: Gjykohet që s’ka pasur marrëdhënie me një djalë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:05
Nëna e Sindit

Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishte nëna e një prej konkurrenteve më të komentuara të këtij sezoni, Sindit.

Enkeleda tregon se si e ka përjetuar dëshirën e Sindit për të qenë pjesë e “Për’puthen”.

Enkeleda: Sindi kishte një pauzë në jetën e vet, sepse universiteti bëhej online dhe duke parë tha a të aplikoj tek “Përputhen”?  I thamë dhe babit dhe tha: “po mirë, çfarë emisioni është”, dhe i tha: “po ti babi e ndjen se do e përballosh”. “Babi s’të ka pas asnjëherë merak, do e përballosh, nëse ke dëshirë të shkosh, shko”.

Për hir të vërtetës, Shqipëria, jemi familje patriarkale, ndikohemi shumë. Ne si familje ndikohemi. Sindi e përballoi më tepër se ç’duhet, pati një rënie drastike në peshë, por ne e mbështetëm shumë.

Cili ka qenë një koment që të ka lënduar?

Që Sindi gjykohet se nuk ka pasur marrëdhënie me një djalë, nuk arrij dot ta kuptoj, është thjesht 22 vjeçe dhe nuk ka gjetur njeriun e duhur. Çfarë ka këtu për të thënë që nuk di çfarë të flas me një të virgjër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat