Ajo ka fansat që i përkushtohen tej mase secilit veprim që ajo bën.
është fjala për artisten e njohur, Billie Eilish, e cila së fundmi ka humbur disa prej mbështetësve të saj
19-vjeçarja në rrjetin social Instagrm ka humbur rreth 100 mijë ndjekës, për shkak të disa postimeve provokuese.
Fotografitë e publikuara përmbanin vizatimet e saj, që kryesisht ishin trupa lakuriq.
Duket se po të njëjtat postime i kanë irrituar fansat e artistes, të cilët vendosën të mos e ndjekin më.
Një detaj të tillë e vërejti një fans, ndërsa kishte vërejtur se prej 73 milionë ndjekës, tashmë janë gjithsej 72.9 milionë.
Sidoqoftë kësaj, këngëtarja njihet për stilin e veçant dhe interpretimin e mrekullueshëm të këngëve.