Klodiana Shala nuk ka bërë kurrë lojë të ashpër me flokët.
Ndonjë onde e lehtë kaq ka qenë maksimumi, pa iu larguar asnjëherë të verdhës, si çdo bjondinë klasike me sy të kaltër.
Ah, dhe bisht në majë të kokës, si çdo sportiste. Nuk e ka lëvizur as tani ngjyrën e përjetshme, ama kjo gjatësia poshtë supeve dhe këto baluket e çrregullta paskan bërë mrekulli në portretin e Klodit.
Kaq të ëmbël as mikeshat që e kanë mbytur në komplimente nuk e kanë parë.
Dhe meqë jemi tek mikeshat, nëse Klodi do na lejonte, do t’ia japim një këshillë siç do t’ia kish dhënë çdonjëra prej tyre: Klod, mos i luaj më!