Afërdita zgjodhi ishujt Karaibe për të pushuar në fundvit.
Afërdita Dreshaj ka vendosur që këtë fundvit të udhëtojë drejt një vendi ekzotik për pushime.
Modelja udhëtoi bashkë me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl, nënën dhe motrën e saj, ndërsa po e shijojnë në maksimum këtë udhëtim.
Ajo ka publikuar fotografi të shumta nga atje, ndërsa në secilën prej tyre vuri në plan të parë barkun e rrumbullakosur.
Edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë, Afërdita vazhdon të qëndrojë në formë të mirë dhe nuk e ka ndalur palestrën për asnjë moment.
Ndryshe, çifti kur e zbuluan lajmin se po bëhen prindër, e bënë të ditur edhe gjininë e foshnjës, që është djalë.
