Ardit Gjebrea udhëtoi drejt Dubait këtë fundvit.
Këngëtari dhe moderatori, Ardit Gjebrea, ditët e fundit të këtij viti vendosi të pushojë me familje.
Si destinacion ai e zgjodhi Dubain, ndërsa nga atje ka publikuar fotografitë e para në rrjete sociale.
Gjebrea publikoi një imazh bashkë me gruan Anilën dhe vajzën Annën, teksa po vizitonin Burj Khalifan.
“Më në fund pak ditë pushimi”, shkruan ai sipër fotografive që i ndau me ndjekësit.
Ndryshe, gjatë këtij viti, Arditi ishte shumë i angazhuar në emisionin e tij, teksa muzikën e ka lënë anash.