Arbana Osmani përmbledhi vitin 2020 përmes disa rreshtave prekës.
Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, po e përmbyll vitin 2020 si gjithë të tjerët, me batica e zbatica.
Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja ka përmbledhur kujtimet që ia solli ky vit, si ato të mirat ashtu edhe të hidhurat.
Ndër të tjera, Arbana tha se ky vit e bëri të kuptojë se cila është gjëja që ka më së shumti rëndësi në jetë.
Ajo kujtoi humbjen e nënës, lindjen e djalit, e shumë gjëra të tjera, ndërsa falënderon të gjithë që gjitha këto i kanë ndarë bashkë me të.