Ardiani nuk e la pa e përmendur Sabrine në “bilancin e tij” të 2020!

Mediale Vip

Ardiani nuk e la pa e përmendur Sabrine në “bilancin e tij” të 2020!

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Ardiani, Sabrine

Bëri goxha bujë deklarata e tij në “Shiko kush luan”, duke shkaktuar një keqkuptim të madh te publiku.

I pyetur se si e ka emrin Zhulieta e tij, Ardian Bujupi tha “Sabrine”, e teksa ne të gjithë menduam se bëhej fjalë për të dashurën e tij, ai shpjegoi një ditë më pas se ishte e kundërta.

Kjo pasi ai e ka krahasuar me “Zhulietën” e këngës së tij. Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve.

Image
Ardiani, Sabrine
Foto galeri

Zërat rreth një romance të mundshme mes saj dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua rreth 5 muaj më parë, ku Sabrine shfaqet si protagoniste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat