Motrat Mustafa uruan fansat për Vitin e Ri.
Dy artistet e dashura të publikur shqiptar, Sahide dhe Safete Mustafa, vazhdojnë ndër vite të sjellin projekte të reja muzikore.
Këngëtaret, me anë të një postimi në Instagram, kanë uruar Vitin e Ri, duke thënë se ky vit nuk shkoi siç e kishin menduar, por presin që viti 2021 të jetë më i mbarë.
“Çdo fund është një fillim i ri! Ky vit nuk na shkoi ashtu siç e menduam por me shpresë dhe deshirën për vitin e ri urojmë që të jetë një vit sa më i mbarë , me shëndet dhe lumturi për të gjith ju!❤️?”, thuhet në urimin e tyre.
Ndryshe, dy këngëtaret gjatë këtij viti kanë qenë shumë aktive me këngë të reja.