Nuk e dimë nëse kjo është një shenjë e keqe, por Mozzik dhe Loredana nuk po e presin bashkë ndërrimin e viteve. Reperja po e kalon këtë natë festive me familjarët dhe Hanën, por pa Mozzik.
Ky i fundit ndodhet në Kosovë me prindërit dhe Getinjon.
Fillimisht ishte Loredana ajo që postoi disa foto me Hanën në Instagram, duke uruar ndjekësit për Vitin e Ri. Ato na dhuruan disa poza shumë të ëmbla siç bëjnë gjithnjë, teksa të gjithë po pyesnim “Ku është Mozzik?”.

Më pas Getinjo ndau një portret shumë të adhurueshëm me Mozzik dhe prindërit e tyre në Instagram, duke na bërë të kuptojmë se reperi ndodhet me ta në Kosovë dhe jo me të bijën dhe Loredanën. Risjellim në vëmendje se Getinjo tregoi ditën e sotme se për herë të parë pas 5 vitesh po e kalon natën e ndërrimit të viteve me familjen e tij.
Kjo mund të vlejë edhe për Mozzik, i cili si një nga artistët më të dashur shqiptar, ka qenë gjithnjë i angazhuar me koncerte.
