Fatma Methasani i ka munguar ekranit. Por moderatorja me stilin unik do të rikthehet sot për disa orë duke prezantuar koncertin e Vitit të Ri organizuar nga Bashkia e Tiranës, i cili për shkak të kushteve nga pandemia do mbahet online.
Koncerti është zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” pa publik dhe me një skenografi të veçantë.
Të ftuarit specialë janë: Orgesa Zaimi me femijët, vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Lorenc Hasarma, Olsi Bylyku, Venera Lumani, Lindi Islami, Capital T.
Koncerti fillon në 23:30 dhe mund ta ndiqni live në TVSH, faqet online të Bashkisës së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliajt.