Nisja më e mirë e vitit për Don Phenom. Reperi dhe partnerja e tij, Anxhi Dema,janë bërë prindër për herë të parë! Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Troi.
Ishte vetë Don Phenom ai që postoi një foto nga materniteti të të voglit, duke ndarë me ndjekësit lajmin e bukur. Ai ka preferuar mos të zbulojë portretin e të voglit.
Kujtojmë se çifti na e kishin mbajtur të fshehtë këtë fakt.
Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ka treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi.