Shyhretja e nisi vitin duke përgatitur një ushqim tradicional.
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, këtë vit si rrallëherë festoi pranë më të dashurve të saj.
Kjo ngase për shkak të pandemisë, atyre iu anuluan të gjitha koncertet, ndërsa qëndruan pranë familjarëve.
Ditën e parë të vitit, këngëtarja e nisi duke përgatitur fli, ndërsa thotë se për Vitin e Ri nuk po kursehet.
“Per Vitin e Ri nuk po kursehemi”, shkruan ajo, teksa tregon flinë që e ka gatuar.
Shyhretja mbërëmë publikoi fotografi nga festa në familjen e saj, ku të gjithë duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.