Këngëtarja Nora Istrefi ka planifikuar të na e bëjë më të bukur fillimin e vitit 2021, me një koncert që do të na rikthejë pas në kohë.
Siç ka paralajmëruar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja do të performojë një show në “Klan Kosova”, për të rikthyer hitet e saj që ende janë të preferuarat tona edhe sot.
Në fotot e publikuara në Instagram, Nora tregon veshjen e mbrëmjes së sotme, ku duket vezulluese e mahnitëse.
Këtë vit, Nora po punon edhe për një album të ri muzikor, të cilin e presim ta sjellë sa më parë në treg!