S4MM njofton se ky vit do të jetë i mbushur me këngë të reja nga ai.
Reper S4MM e përmbylli vitin 2020 me shumë të reja si nga ana private ashtu edhe nga ajo profesionale.
Sikurse kolegët e tij të estradës, edhe ai uroi të gjithë me rastin e Vitit të Ri, por kishte edhe një njoftim.
S4MM bëri të ditur që gjatë këtij viti do t’i publikojë hiç më pak se 21 këngë të reja, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Urime Vitin e Ri te gjitheve, ju dua. 2021- 21 këngë janë rrugës”, janë fjalët e tij.
Ndryshe, S4MM para pak ditësh ka publikuar projektin “Showtime” në bashkëpunim me Fajt. Ai gjatë vitit të kaluar kurorëzoi dashurinë me martesë me Filis Ismailin.