Robert dhe Patris Berisha kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc News për të festuar ardhjen e 2021. Ata janë vendosur përballë shumë situatave dhe një ndër to ishte që Roberti u kthye nërolin e intervistuesit dhe përballë kishte Nora Istrefin, ish-gruan e tij, për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.
“Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, i tha Jonida Shehu.
Robert Berisha: A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash
Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit): Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?
Robert Berisha: Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë
Nga kjo mini-intervistë e improvizuar në Soiree, kuptuam që mes tyre nuk do të ketë kurrë një rikthim, edhe nëse Nora Istrefi do kërkonte një ribashkim se ishte bërë pishman.