Labi “shpërthen” ndaj Naim Krasniqit: Na ka përulë, kurrë s’kam me harru atë njeri veç për keq

Mediale Vip

Labi “shpërthen” ndaj Naim Krasniqit: Na ka përulë, kurrë s’kam me harru atë njeri veç për keq

Më: 2 janar 2021 Në ora: 09:35
Labinot Tahiri dhe Naim Krasniqi

Këngëtari Labinot Tahiri ka qenë i ftuar në “Prive Reality Shoë 2021” dhe ka ndarë një histori të dhimbshme që ka ndodhur gjatë karrierës së tij.

Labi tregon se si është ndjerë i poshtëruar nga Naim Krasniqi gjatë përgatitjeve të xhirimeve për Vitin e Ri.

“Kam respekt për TV21-shin, ka qenë organizator i mbrëmjeve festive Naim Krasniqi. Ju kujtohet ndoshta qe na linin statik në tavolina gjatë natës për mos me u çu se kush ecë, nuk na xhirojshin.

Ai i ka pasë këto regjime dhe e ka pasë njëfarë sistemi me i përulë njerëzit. Kisha të nesërmen me shku në Gjermani për me këndu, edhe sot jo, por të nesërmën më ka lënë të fundit me xhiru. Edhe kam pasë me u nis prapë për Gjermani, në vitin 2001 ka ndodh kjo. Me të thënë të drejtën, kam shku në veturë edhe më kanë dalë lotët, qaq i lodhun dhe qaq në mënyrë poshtëruese ka vepru. Kurrë s’kam me harru atë njeri, për keq, veç për keq.” përfundon Labi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat