Christina e nisi vitin me një video provokuese.
Yjet botërore kanë sjellë pamje të shumta në rrjete sociale ditët e fundit, me të cilat treguan se si i kaluan këto ditë feste.
Ndër to, nuk munguan fotografitë dhe videot nga këngëtarja e njohur Christina Aguilera, e cila ndryshe prej të tjerëve, solli video nga vaska.
Artisten e filmuan teksa po relaksohej në një vaskë, ku shihet e zhveshur tërësisht, vetëm me një kapele në kokë.
Ajo po e shijonte një gotë shampanjë teksa po relaksohej në vaskë, teksa tregoi se për të ishte mënyra më e mirë për të filluar 2021-ën.
Kujtojmë se Christina Aguilera njihet për një numër hitesh gjatë këtyre viteve sa ka karrierë në muzikë.