Rudina thotë se do ta mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.
Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj vendosi që në ditën e parë të vitit ta kurorëzojë dashurinë me martesë me Mark Frroku.
Moderatorja dhe ish-deputeti publikuan fotografi nga ceremonia e kurorëzimit në Bashkinë e Tiranës.
Por, për të gjithë ata që e pyetën rreth asaj se a do ta mbajë Rudina mbiemrin e saj apo tashmë të bashkëshortit, ajo dha një përgjigje të prerë.
“Sqarim per ju, meqe me keni pyetur 638474748 here! Mbiemri im, eshte dhe do jete “Dembacaj” përgjithmonë”, shkruan Rudina.
