Kush është muzikanti i talentuar nga Tropoja që është vlerësuar nga Daddy Yankee dhe Bebe Rexha

Mediale Vip

Kush është muzikanti i talentuar nga Tropoja që është vlerësuar nga Daddy Yankee dhe Bebe Rexha

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:37
Jurgen Pecnikaj

Mbrëmjen e djeshme në Soiree me Jonida Shehun në ABC News, ishte i ftuar edhe Jurgen Pecnikaj, 25-vjeçari me origjinë nga Tropoja, për t’i dhënë tjetër atmosferë studios me muzikën e tij me çifteli.

Jurgeni është i njohur për talentin e tij në muzikë dhe që hitet botërore i shndërron në versionin më perfekt në çifteli.

Talenti i tij ka tërhequr edhe vëmendjen e Daddy Yankee dhe Bebe Rexhës, të cilët kanë shpërndarë videot teksa shfaqej Jurgeni duke performuar muzikën e tyre më çifteli.

Pikërisht për këto suksese ai ka folur në Soiree, ndërsa moderatori Eni Shehu ka arritur të zbulojë edhe detaje të tjera që nuk i dinim për të.

“I kërkon Bebe Rexha bashkëpunim. Ia dëgjova unë chatet dhe voice-et. Bebe good choice (zgjedhje e mirë)”, është shprehur Eni Shehu.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Jurgeni dhe e nënvizoi se dëshiron që të nxjerrë çiftelinë edhe jashtë trevave të Shqipërisë.

"Një bashkëpunim me Bebe Rexhën do të ishte fantastike. Daddy Yankee më ka publikuar remix-in e tij. E kemi detyrim se është instrumenti ynë dhe për mua është detyrim ta mësoj dhe t’ua promovoj të tjerëve”, ka shtuar Jurgen Pecnikaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat