Një ditë para Vitit të Ri, Vlashent Sata konfirmoi lidhjen me Dojna Memën.
Me një video-kolazh të momenteve të tyre më të bukura për 2020-ën, ai i tregoi botës se çifti janë bashkë dhe shumë të dashuruar.
Dyshja e ka pritur bashkë ndërrimin e viteve dhe për më tepër nën shoqërinë e familjes së moderatores.
“Ky vit erdhi ndryshe. Pa madhështi, pa pretendim, pa shumë zhurmë dhe iluzionin që 1 sekondë më shumë pas 12-ës do të bënte çudinë. Ndoshta prandaj ishte aq i dashur për mua!”- shkruante Dojna krahas postimit.
Ndonëse kishin dhënë shumë gjurmë se janë në një lidhje, asnjëri prej tyre nuk e pranoi këtë gjë.
Madje disa muaj më parë, kur pranoi publikisht se po jeton një romancë të bukur, Dojna tha se nuk është Vlashenti i dashuri i saj dhe se fotot e tyre në vende të njëjta janë thjesht rastësi.