Këngëtari italian ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja kanë qëndruar në shtëpi për 1 vit tashmë.
Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se ësyhtë mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë gjatë një thirrje telefonike në emisionin “Domenica In”.
“Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut”, u shpreh këngëtari.
Legjenda e muzikës italiane tha se nuk ka bërë kurrë vaksina në jetën e tij deri tani.
Por tani kjo situatë është bërë mjaft e lodhshme për të, dhe kërkon t`i rikthehet sa më parë normalitetit. kështu që ai ka pranuar që të vaksinohet së bashku me të shoqen.
“Unë nuk kam bërë kurrë vaksina, po pranoj që ta bëj tani”, u shpreh këngëtari italian.