Silvana nuk e priti aspak mirë eliminimin në natën e shtatë të spektaklit “Love Story” në TV Klan. Ajo iu drejtua Saimirit me tone ironike e madje dhe akuza, duke u shprehur se ka bërë lojë të pistë dhe se e kishte provokuar.
Duke e mohuar këtë fakt, Saimiri tha se me sjelljen e saj Silvana po tregonte veten dhe kjo ishte dhe arsyeja pse nuk i dha trëndafil.
Silvana ishte shprehur më pas se 33-vjeçari kishte ftuar Flavian në vilë.
Silvana: Me mua duhet të jesh shumë i sinqertë, sepse këtë javë i ke shkruajtur Flavias dhe ke kërkuar ta takosh tek vila.
Saimiri: Flavia flet në emër të vet.
Silvana: Flavia, mos bëj ashtu! E di që duan të rrinë të mbajnë karrigen gocat, jo ty. Pikë! Të gjithave u ke shkruajtur.
Ndërkohë, debati ka vijuar edhe sonte ku Saimiri ka argumentuar eliminimin e saj.
Nuk kanë munguar as komentet e vajzave, të cilat kanë qenë në anën e Saimirit në qëndrimet e tyre.