Almeda Abazi ka treguar se djalit të saj, Efehan-it, i ka mësuar të flasë edhe shqip.
Ish-miss Shqipëria e ka treguar disa herë këtë gjë, nëpërmjet videove të publikuara në rrjete sociale me të voglin.
Ditën e djeshme, Almeda bashkë me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman dhe me Efehan-in, kanë qenë të ftuar në një emision turk.
Në videon e publikuar në Instastory nga aktorja, duket se Efehan e pëlqen shumë këngën, pasi sapo e dëgjon, fillon të kërcejë.
Në këtë mënyrë, teleshikuesit turq u “detyruan” që të dëgjonin shqip.
Almeda është sërish në pritje të ëmbël. Çifti ka zbuluar se këtë herë do të bëhen prindër të një vajze.