“Nuk do kisha turp të thosha …”- Mozzik sqaron njëherë e mirë marrëdhënien e Loredanën dhe tregon a janë bashkuar: Kemi një vajzë në mes

Mediale Vip

“Nuk do kisha turp të thosha …”- Mozzik sqaron njëherë e mirë marrëdhënien e Loredanën dhe tregon a janë bashkuar: Kemi një vajzë në mes

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:13
Mozzik dhe Loredana

Prej disa kohësh qarkullojnë thashethemet se Mozzik dhe Loredana janë ribashkuar me njëri-tjetrin.

Lajmet për një rikthim të tyre nisën pasi reperët u filmuan së bashku në një qendër tregtare, ndërkohë që ishin ndarë.

Por Mozzik ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë marrëdhënien me nënën e vajzës së tij.

Ai u shpreh se janë normale të takohen pasi në mes është Hana, por nuk janë ribashkuar.

Reperi theksoi se nuk do kishte turp ta tregonte nëse do ishte rikthyer me Loredanën, por sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Videot janë normale sepse unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi sepse kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare duke blerë diçka vajzës.

Nëse do doja ta mbaja fshehur, nëse do ishte diçka sekret, do e mendoja që në qendër tregtare do na shihte dikush. Mbi të gjitha është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka ëoë. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret,”- u shpreh Mozzik në një intervistë për “Prive”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat