Kanë kaluar vetëm javë pas divorcit të saj zyrtar me Brian Austin Green , dhe me sa duket, Meghan Fox po e mendon sërish martesën.
Aktorja duket shumë e dashuruar me Machine Gun Kelly dhe çifti ndajnë shumë kohë së bashku duke u fotografuar shpesh në krahët e njëri-tjetrit.
Madje dyshja ka takuar dhe fëmijët e njëi-tjetrit. Disa burime pranë çiftit kanë deklaruar se ata po janë drejt vendimit për një martesë.
“Miqtë e Meganit mendojnë se ajo duhet të jetë përgjithmonë krah Machine Gun Kelly. Ata kalojnë gjithë kohën bashkë dhe kanë takuar fëmijët e njëri-tjetrit. Meghan gjithmonë ka pëlqyer tipat “bad boy”. Ai është e kundërta e Brianit dhe kjo e ka bërë Meganit të bie më shumë në dashuri me të. Ajo nuk po nxitohet për t’u martuar, por e sheh të ardhmen krah Machine Gun Kelly dhe është e hapur për një martesë të dytë. Nuk do ishte surprizë nëse ata blejnë një shtëpi së bashku këtë vit. Megan është shumë e lumtur dhe e dashuruar”-tha burimi për US Weekly .