Arbanën e befasoi stafi i punës.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani, me të përfunduar festat i është kthyer sërish punës.
Por, atë e pritën dhuratat në punë dhe një befasi të këndshme ia bëri stafi i saj, duke e emocionuar Arbanën.
Ajo publikoi një video, teksa tregon një kartolinë, me të cilën lë të kuptohet se stafi i bleu rroba asaj.

“Befasi e mirë më priti në zyrën time, nga ekipi im”, janë fjalët e Arbanës sipër fotografisë.
Kujtojmë se moderatorja më 2020 u bë nënë për herë të dytë, ajo dhe Eduarti mirëpritën një djalë.