Rowan Atkinson nuk do të shfaqet më kurrë në rolin e famshëm të Mr Bean.
Ai u shpreh se të luaje rolin e personazhit shumë të dashur për fëmijët, që e bërë të njohur në gjithë botën, ishte rraskapitëse.
Por sërish do të bëjë zërin e Ms Bean në versionet e animuara, teksa një film vizatimor është në proces.
“Është më e lehtë për mua që ta interpretoj karakterin me zë sesa me figurë. Nuk më pëlqen shumë ta luaj, pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj,”- u shpreh aktori.
Mr Bean u shfaq për herë të parë në vitin 1990 dhe faqja e tij në Facebook është e dhjeta më e popullarizuara në botë.
Megjithatë vetë Rowan shprehet se vetë nuk do i përdorë rrjetet sociale.
“Nuk kam dëshirë të përdor rrjetet sociale. Ajo që ndodh atje është vetëm një shfaqje,”- theksoi aktori.
Por babai i divorcuar i tre fëmijëve thotë se mund të kthehet si Edmund Blackadder, seria e fundit e të cilit përfundoi në 1989.
