Këngëtari i njohur Harry Styles dhe aktorja e regjisorja Olivia Wilde po bëjnë kërdinë në rrjetet sociale 24 orët e fundit pasi u zbulua se të dy janë në lidhje. Dhe ndërsa ne sapo zbuluam lidhjen e tyre, sipas mediave të huaja raportojnë se ata filluan të takoheshin disa javë më parë.
Pas lajmeve, shumë filluan të pyesnin se si çifti e mbajti të fshehtë romancën e tyre dhe duket sikur e gjitha ishte falë ish-anëtarit të One Direction dhe moderatorit të njohur amerikan James Corden. Sipas Page Six, ata kanë kaluar kohë së bashku në shtëpininë e Corden në Palm Springs ndërsa po xhironin për thrillerin psikologjik.
Harry ka qëndruar në shtëpinë e James Corden gjatë xhirimeve, dhe kështu ata ishin në gjendje të qëndronin vetëm dhe ta mbanin lidhjen e tyre shumë të fshehtë. James e ka pranuar disa herë se Harry është ndër personazhet e preferuara të tij dhe një mik shumë i ngushtë. Por, këtë nder Harry duhet ta mbajë mend gjatë.
Harry Styles dhe Olivia Wilde duket se kanë konfirmuan romancën e tyre të re pasi çifti u fotografua së bashku në martesën e një shoku dhe fotot po bëjnë xhiron e rrjetit. Siç shihet në fotot e siguruara nga Page Six, ish-këngëtari e One Direction dhe aktorja e Hollywood-it ecin për dore pa u mundur të fshiheshin nga askush.
Olivia kishte veshur një fustan me lule dhe mbante në kokë një fjongo rozë ndërsa Harry zgjodhi një kostum klasik me një këmishë të bardhë me butona. Dyshja ishin bërë matchy-matchy me maska të zeza.
Një burim i tregon E! News se Olivia dhe Harry ishin “çift” në dasmë në fundjavë në Montecito, Kaliforni, dhe qëndruan në të njëjtin hotel brenda natës para se të ktheheshin në Los Angeles. Sipas mediave të huaja romanca e Olivia me Harry ka nisur prej pak kohësh dhe janë të lumtur.
Kujtojmë se këngëtari është pjesë e filmit të saj, “Don’t Worry Darling” dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar edhe më shumë. Në një intervistë të fundit me Vogue, Olivia dhe stilistja e filmit Arianne Phillips zbuluan se ishin shumë të entuziazmuar që Harry ishte pjesë e projektit. Dhe kur Harry vendosi të vishte një fustan për setin e tij fotografik për Vogue, Olivia ishte një nga mbështetësit e tij më të flakta.
Në nëntor u raportua se Olivia dhe Jason Sudeikis i dhanë fund fejesës së tyre shtatë-vjeçare në fillim të vitit 2020. Çifti ka dy fëmijë së bashku dhe për shkak të tyre janë miq ende. Sa për Harry, ai më parë tha për Howard Stern se do të dëshironte një ditë të martohej.
Mes tyre ka një diferencë të madhe moshe, pasi Harry është 26 vjeç kurse Olivia 10 vite më e madhe, 36-vjeç. Por, ju e dini që dashuria nuk njeh moshë.