Redon Makashi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Këngëtari i njohur, Redon Makashi, e nisi vitin 2021 me një projekt të ri muzikor.
Kënga e re e Redonit titullohet “Më mohove”, ndërsa erdhi e vizualizuar edhe me klip dhe artisti si çdo herë i qëndroi besnik stilit të tij të të kënduarit.
Në orët e para të publikimit të këtij projekti, ai pranoi vetëm komente pozitive nga ana e fansave të tij.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Redon Makashi, me titull “Më mohove”.