Në muajin korrik të vitit që lamë pas, Olta Boka, u bë nënë për herë të parë.
Këngëtarja shqiptare solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Gaia. Olta e mbajti shtatzëninë e saj të fshehtë për një kohë të gjatë dhe e zbuloi vetëm pak javë para se të lindte.
Ndërkohë sot ajo ka publikuar dosa foto nga koha kur shtatzëninë e mbante të fshehtë për gjithë publikun. Boka ka treguar se në këto foto ka qenë 6 muajshe dhe i ka realizuar për t’i pasur si një kujtim nga pritja e ëmbël.
Por ndryshe nga gjithë të tjerët që zgjedhin të bëjnë një set profesional, Olta ka treguar se i ka bërë të gjitha fotot në shtëpi me ndihmën e partnerit të saj, Iv Rrokaj.