Në fund të dhjetorit që lamë pas, Gentian Zenelaj ka ndarë publikisht lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta së të atit. Pas një beteje të gjatë me koronavirusin, i ati i aktorit nuk e ka mposhtur dot virusin e rrezikshëm dhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa pak minuta më parë, Genti ka publikuar një foto nga spitali, ku shkruan se për 14 ditë ka luftuar me Covid-19, virusin e pabesë që i mori njeriun e shtrenjtë.
Ai falënderon stafin e spitalit që e ndihmoi në ato që i quan ditët më të vështira të jetës.
“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi, sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm [të spitalit], i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime. Faleminderit nga thellësia e zemrës. Zoti ju bekoftë!" -ka shkruar aktori.