Rita Ora shkëputi në ‘heshtje’ kontratën e fushatës reklamuese me EE dhe Apple, pasi theu rregullat e karantinës.
Rita Ora thuhet se ka ndërprerë fushatën e fundit të EE dhe Apple, shkruan Daily Mail.
Këngëtarja, 30 vjeçare, ishte protagoniste e reklamës që festonte lansimin e Apple 12 Pro në nëtor, por ishte në kryetitujt e lajmeve pasi dy herë theu rregullat e COVID-19.
Tani është thënë se ajo në ‘heshtje’ ka shkëputur kontratën me markat e mëdha, më herët sesa që ishte planifikuar.
Një burim i ka thënë The Mirror: ‘EE e mori shumë seriozisht shkeljen e bllokimit dhe nuk donte të shihej se po mbështeste veprimet e saj duke e pasur atë si fytyrën e markës së tyre.’
Në kampanjë, Rita shihet duke kënduar e kërcyer me këngën e saj “Let You Love Me” në rrokaqiejt piktoresk të Londrës dhe dukej si një ‘avatar’.
Kur u zbulua fushata, Rita tha “Ishte shumë kënaqësi të isha pjesë e diçkaje që me të vërtetë i shtyu kufijtë e performancës së drejtpërdrejtë”.
Por, shumë shpejt vëmendja u kthye tek thyerja e rregullave të COVID-19 në nëtor, kur u pa duke udhëtuar privatisht në Egjipt dhe duke festuar ilegalisht ditëlindjen e 30-të, atëherë kur tubimet u ndaluan.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/06/auto_37647722-9116479-image-a-109_16098893545571609918764.jpg)