Tea humbi shumë kile brenda pak muajsh.
Tea Trifoni është një prej emrave më të dashur nga “Përputhen”, e cila së fundi kishte edhe një takim me Andin.
Dyshja që janë deklaruar se do të dalin vetëm me njëri-tjetrin, u përballen edhe me pyetjet e publikut.
Një prej komentuesve e pyeti Tean se sa kilogramë ka humbur ajo deri tani, por edhe pse me hezitim, ajo e tha përgjigjen.
“Sa e paedukatë kjo pyetje,” tha Tea, e cila fillimisht preferoi që këtë gjë mos ta komentonte në publik.
“Që nga fillimi i emisionit kam humbur 16 kg në total”, u përgjigj më tej ajo.
Ndryshe, Tea dhe Andi deklaruan se festuan së bashku Vitin e Ri, kurse në takimin e fundit dukeshin akoma më të afërt.