Stresi postoi një imazh domethënës që e mori nga nëna e tij.
Reperi Stresi vazhdon të mbetet emër shumë i komentuar lidhur me veprimet që bën, shkruan lajmi.net.
Ai në fund të 2020-ës u largua nga Shqipëria, pavarësisht faktit se ishte shpallur në kërkim nga policia, për shkak të pjesëmarrjes në protesta, ku kërkohej drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.
Madje, me anë të disa postimeve, reperi foli lidhur me miqtë, duke përmendur faktin se dikush i kishte qëndruar pranë.
“Kur bëhet fjalë për shoqëri kurrë se bëra gabimin i pari e prita gabimet e të gjithëve ju dhashë gjithçka nga jeta ime deri në detaj. Besnikëri, pastërti… nuk u mora kurrë me fjalë as çfarë dëgjova kurrë nuk e transmetova këto janë gjëra serioze kur rri në rreth shoqëror… more dhashë nënë e babë për ta në kuptimin që edhe familjen e kam përfshirë me ndihmu shokët, prapë do t’i ndihmoj nuk ndryshoj. Por ato që më dolën kundra pasi ju dhashë gjitha këto, këtyre njerëzve ua kam lënë të madhin Zot, sepse besoj çmendurisht te ai dhe e di ndëshkimin e tij”, shkroi Stresi.
E lidhur me këtë, e ëma i dërgoi një mesazh prekës, e cila i kërkon që të mos pendohet për dashurinë dhe respektin që ka dhënë dhe të mos e prish zemrën.
“Njerëzit e vërtetë nuk kanë shumë miq. E ti je një prej të vërtetëve! Kurrë mos je pishman për të gjithë ndihmën dashurinë e respektin që ke dhënë. Allahu është shpërblyes i madh. Kush të shan e të fyen thuaj vetëm Selam. Kurrë mos e prish zemrën përkundrazi forcoje. Rrugët ndahen vetë me keqdashësit. Zoti qofte pranë teje çdo minutë”, janë djalët e nënës së Stresit.
Kujtojmë që Stresi dhe Fero mbrëmë (e marte) lansuan projektin e tyre të parë bashkë me titull “Mahallë”.