Ditë zie për artin shqiptar. Kantautori i njohur, Kujtim Prodani, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte i infektuar me Covid-19.
Ishte vetë Prodani ai që bëri të ditur lajmin se ishte prekur nga ky virus, ku madje edhe postoi një fotografi nga spitali.
Ndërkohë për lajmin e vdekjes së tij ka reaguar këngëtari i njohur, Elton Deda, përmes një postimi në “Facebook”.
Deda ka postuar një foto të kolegut të tij dhe shprehet se nuk i “thotë dot lamtumirë, por do e presë për një birrë”.