Këngëtarja ka reaguar pas trazirave të mbrëmshme.
28-vjeçarja bëri një deklaratë në mediat sociale pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan me dhunë Kapitolin e SHBA në Uashington, D.C. për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhje.
“Sot është rezultat i lejimit të njerëzve me urrejtje në zemrat e tyre që të përdorin platforma për t’i bashkuar njerëzit dhe për t’i lejuar ata të ndërtojnë komunitet”, tha Gomez, para se të tregoj se kujt po i drejtohej.
Selena vazhdoi: “Facebook, Instagram, Twitter, Google, Mark Zuckerberg, Sheryl Sandberg, Jack Dorsey, Sundar Pichai, Susan Wojcicki”- të gjithë keni dështuar sot në popullin amerikan dhe shpresoj se do t’i rregulloni gjërat duke ecur përpara”.

Mes ngjarjeve historike të së mërkurës, autoritetet humbën kontrollin ndërsa njerëzit hynë në ndërtesën e Kapitolit duke shkelur një burrë që hyri në zyrën e Nancy Pelosi. Zyrtarët lokalë thanë se një grua e cila nuk është identifikuar publikisht u qëllua për vdekje brenda ndërtesës mes kaosit.
Rjeti social “Twitter” pezulloi llogarinë e Trump të mërkurën pas një serie cicërimesh që bënë pak për të qetësuar dhunën e vazhdueshme.

