“Shtëpia e famës’’ do të jetë shfaqja e re muzikore e përgatitur nga SKAI.
Në akademinë e muzikës në greqi do të marrin pjesë këngëtarë aspirues që duan të pushtojnë skenën e artit.
Sipas informacione të para është mësuar se këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira do të marrë rolin e prezantueses, ndërsa gjykatës në shfaqjen e re të muzikës do jenë këngëtarë të njohur grek.
Ata do të vlerësojnë performancën e garuesve dhe publiku do të jetë në gjende të votojë për të mbajtur ose larguar një konkurent, derisa të shpallet fituesi përfundimtar.