The Weeknd publikoi një video të re muzikore për këngën e tij të fundit, "Save Your Tears". Por ajo që fansat nuk mund të mos vinin re ishte se një aktore në videoklip ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish të dashurën e tij, po aq të famshme, Selena Gomez.
Sozia e Selenës shfaqet në një moment të videos dhe flokët e saj janë modeluar me kaçurrela të shkurtra, voluminoze dhe balluke.
Fansat menduan se pamja e saj ngjan shumë me atë të këngëtares në videon e këngës së saj "Dance Again".
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_-640-0-5ff6dcf8a06ee1610041917.jpg)
Të tjerët menduan se përfshirja e sozisë së Selenës në këngë mund të ishte një mënyrë për të treguar se kujt i dedikohet kënga. Madje, disa janë të bindur se ai pëshpërit emrin e Selenës në skenën ku ai i kërkon aktores të kërcejë.
Gomez dhe The Weeknd ishin në një lidhje për gati një vit përpara se të ndaheshin në tetor të vitit 2017.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_-640-0-5ff6ddda482111610041922.jpg)