Bashkëshortja e kryetarit të partisë demokratike, Lulzim Basha, Aurela Basha ka vendosur të hapë arkivat e të kujtojë një moment të 20 viteve më parë.
“Janar 2001 në Holandë. Para se të ktheheshim në Shqipëri. 20 vjet më parë. Kujtime, e enjte”, ka shkruar Aurela krah fotos me bashkëshortin e saj.
Ajo çfarë bie në sy është eleganca e çiftit dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre.
Edhe disa ditë më parë zonja Basha ndau një foto me familjen e saj duke uruar ditëlindjen e vajzës së saj, Dafinës së bashku me bashkëshortin në ditët e fundit të 2020-ës.