Të gjithë u habitëm dy ditë më parë nga një teori që qarkulloi me shpejtësi, sipas së cilës Kanye West e kishte tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star. Ndonëse fillimisht zgjodhi t’i binte rrotull muhabetit duke i hedhur benzinë zjarrit më në fund YouTuberi dhe makeup artisti i fmashëm ka vendosur pikat mbi “i”.
Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube,të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.
Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35 vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”
Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”
E teksa tha se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër e madhe dhe e çuditshme, Jeffree kishte rezervuar edhe një “bombë” në deklaratën e tij, pasi tha se nëna e Kim, Kris Jenner, mund të jetë burimi i gënjeshtrës. Jeffree tha: “Nëse Kris Jenner orkestroi tërë këtë gjë, Gëzuar Vitin e Ri vajzë e ëmbël.”
“Ju duket se keni shumë kohë!“, vazhdoi ylli i kozmetikës, i cili shpjegoi se ai do të qëndrojë në Wyoming për gjysmën e vitit dhe Californi për gjysmën tjetër të vitit.
Nga ana tjetër, dy ditë më parë Kim u fotografua duke dalë nga makina e saj teksa ra në sy fakti se ajo e mbante në gisht ende unazën e martesës.
Ky veprim nga ana e saj, po interpretohet si një mundësi që ajo mund t’i japë Kanye për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Kjo foto vjen pas shumë të tjerash kur ajo shfaqej pa unazë në daljet publike.