Presidenti i Grammy Awards, Harvey Mason Jr konfirmoi se nuk e ka ftuar The Weeknd të performojë apo të jetë i pranishëm në 63-vjetorin e Grammy Awards pas një debati publik mes tyre.
“Jo, mesa jam unë në dijeni,”– tha producenti 52-vjeçar, i cili mori detyrën e CEO në 16 janar 2020.
“Tradicionalisht një përqindje e madhe e performuesve kanë qenë të nominuar, edhe pse jo gjithmonë. Nuk ka një rregull të fortë për këtë,”– u shpreh ai për Variety të mërkurën.
Pasi nuk mori asnjë nominim në Grammy për albumin e tij “After Hours” më 24 nëntor, 30-vjeçar kanadez akuzoi Grammy se është e korruptuar.
“Më ke borxh mua, adhuruesve të mi dhe industrisë, transparencë,”- shkroi The Weeknd në një postim në Twitter.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, tregoi se ishte kishte javë të tëra që po bashkëpunonte me organizatorët për të realizuar një performancë dhe i akuzoi se e përjashtuan nga ceremonia.
Drake, Elton John dhe menaxheri Scooter Braun i dolën në mbrojtje këngëtarit, i cili më parë ka fituar tre Grammy Awards.