Alban Skënderaj ka publikuar një pjesë të këngës së re.
Alban Skënderaj është një ndër artistët më të dashur të popullit shqiptar.
Ai përgjatë këtyre viteve ka rrëmbyer zemrën e publikut me muzikën e veçantë dhe këngët e bukura.
Ndërsa Albani gjatë vitit 2020 nuk ishte edhe aq aktiv me projekte muzikore, kështu duke i munguar mjaft shumë audiencës.
Këngëtari ka ndarë ditën e sotme një video në llogarinë e tij të Instagramit, duke na zbuluar vetëm pak nga kënga e re që pritet të sjellë.
Albani nuk zbuluar ndonjë detaj më shumë por që fansat e tij tashmë mezi po presin të dëgjojnë këngën e re.
Kujtojmë se pak javë më parë ai bashkoi forcat me Arilena Ara për të sjellë “Aisheh”.