Flori tregon se për çka e ka marrë malli.
Kantautori Flori Mumajesi, ashtu sikurse edhe gjithë artistët e tjerë, kaloi një vit pa koncerte.
Me anë të një postimi në Instagram, këngëtari shfaqet bashkë me anëtarët e ‘Threedots’, ndërsa thotë se e ka marrë malli të bëhet bashkë pa rregulla.
“Mall te jemi bashke pa rregulla e ti bejme ata qe na duan te festojne. Lutem, shendetshem e mbare…”, shkruan ai.
Ndryshe, pas një viti pasiv në muzikë, Flori vendosi të rikthehet në fund të dhjetorit me baladën “Dhemb”, për të cilën pranoi komente të shumta, ku fansat e kolegët e komplimentojnë për këtë prokjekt.